“MË MORËN NË BARELË…”/ Klodiana Shala mes lotësh: Operacioni i vështirë që më ndryshoi jetën – AlpeGossip
“MË MORËN NË BARELË…”/ Klodiana Shala mes lotësh: Operacioni i vështirë që më ndryshoi jetën

“MË MORËN NË BARELË…”/ Klodiana Shala mes lotësh: Operacioni i vështirë që më ndryshoi jetën

E kemi njohur si rekordmend ne atletikë, por befas nuk e pamë më në gara. Shumë vite më vonë, Klodiana Shala na ka treguar se çfarë ka ndodhur. E ftuar në programin ‘E ardhmja është vajzë’ me Ermira Çaushollin në ‘Abc News’ mes emocionesh ajo ka rrëfyer një nga momentet më delikate në jetë, teksa në vitin 2012 i është nënshtruar një operacioni të vështirë në shtyllën kurrizore, moment ky që i kushtoi edhe karrierën në sport.

“Më morën në barelë dhe aty pata një operacion në shtyllën kurrizore. Por vështirësia ishte se lashë sportin. E lashë në momentin që isha në kulm. Ama jeta vazhdoi. Një vit të tërë për 22 sekonda kohë”, – rrëfen mes lotëve Klodiana Shala. “Unë pata fatin që më operuan tre mjekët më të mirë të botës se isha në Lojrat Olimpike. Ditën e parë dhe të dytë s’kam qenë në gjendje dhe ditën e tretë i shikoja që doktorët më përkëdhelnin. Në një moment u thashë mos u mërzisni, nuk kam asgjë, por temperaturën e kisha 40. Unë kam diçka që nëse mërzitem nuk më zbret temperatura. Ndenja edhe disa ditë në Londër dhe u ktheva në Shqipëri”, tregoi Klodiana.

KLIKO LINKUN

https://www.instagram.com/p/CHvzVMAHZJM/?utm_source=ig_web_copy_link

Ajo tregoi gjithashtu se shkak për dëmtimin e saj erdhi mos-patja e kushteve të duhura për t’u stërvitur.

“Problemi në shtyllën kurrizore, si dhe dy operacionet në gju erdhën si problematikë pas unë jam dëmtuar gjatë stërvitjes nga asfalti nga Liqeni”, – shpjegoi sportistja.

Historia e Klodianës është nga ato që do të frymëzonte çdo njeri për forcën, vullnetin dhe dëshirën e madhe për sport, pavarësisht kushteve jofavorizuese dhe gjithë problemeve të tjera të lindura rrugës./