HITI I VERËS/ Adelina Tahiri sjell këngën e re në bashkëpunim me këngëtarin e huaj – AlpeGossip
HITI I VERËS/ Adelina Tahiri sjell këngën e re në bashkëpunim me këngëtarin e huaj

HITI I VERËS/ Adelina Tahiri sjell këngën e re në bashkëpunim me këngëtarin e huaj

Pas martesës me Serjoza Markov dhe ardhjes në jetë të djalit, Jon, Adelina Tahiri iu përkushtua familjes dhe prej dy vitesh nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor.

Por këngëtarja do rikthehet shumë shpejt me një këngë për të cilën ka kohë që punon.

“Xing.al” bën të ditur se Adelina do e publikojë këngën e re në qershor dhe do vijë në bashkëpunim me një këngëtar të huaj. Adelina ka postuar sot edhe një foto ku shfaqet në studion diskografike duke e inçizuar këngën.

Për këtë këngë, Adelina ka punuar me dy kompozitorë të ndryshëm, një shqiptar dhe një i huaj.