U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Bashkëshortja e Mc Kreshës na zbuloi për herë të parë portretin e vajzës nëpërmjet kësaj VIDEO – AlpeGossip
U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Bashkëshortja e Mc Kreshës na zbuloi për herë të parë portretin e vajzës nëpërmjet kësaj VIDEO

U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Bashkëshortja e Mc Kreshës na zbuloi për herë të parë portretin e vajzës nëpërmjet kësaj VIDEO

Në qershor të këtij viti autori i hitit “Era”, Mc Kresha, u bë baba për herë të parë, duke e quajtur vajzën e tij Iza, emër që ka kuptimin “Zoti është i përsosur” ose “Zoti është betimi im”.

MC Kresha dhe Erzina i dhanë fund beqarisë pa shumë zhurmë në muajin dhjetor në një ceremoni me familjarë dhe të ftuar VIP.

Ndërkohë më herët reperi ka treguar se ka ndërmend që të largohet nga muzika dhe t’i përkushtohet plotësisht familjes së tij.

Siç e dimë ai është tejet hermetik dhe gjatë gjithë kësaj kohe që është bërë baba nuk ka publikuar asnjë foto. Megjithatë, pak kohë më parë iconstyle.al siguroi një foto të Erzinës e cila shfaqej me të voglën në krahë.

Mbrëmjen e sotme mami Erzina ka ndarë një video shumë të ëmbël me ndjekësit e saj në Instagram, duke na falur disa doza të mira dashurie.

Ajo ka publikuar videon ku shihet Iza duke qeshur dhe ka me të vërtetë një portret engjëllor, megjithëse është ende herët për të thënë se me kë ngjan.

 

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/11/InShot_20201103_234534210.mp4?_=1