MIQËSITË E RRALLA TË EKRANIT/ Poni publikon foton krah Artjola Toskës me fjalët më të ëmbla – AlpeGossip
MIQËSITË E RRALLA TË EKRANIT/ Poni publikon foton krah Artjola Toskës me fjalët më të ëmbla

MIQËSITË E RRALLA TË EKRANIT/ Poni publikon foton krah Artjola Toskës me fjalët më të ëmbla

Artjola Toska dhe Poni janë 2 nga këngëtaret më të dashura në të gjitha trevat shqiptare dhe kjo për shkak të gjithë produksioneve muzikore që kanë sjellë ndër vite. Ato mbajnë herë pas here koncerte të ndryshme krah njëra-tjetrës në të gjitha vendet e huaja ku ka shqiptarë dhe janë adhurues të muzikës së tyre.

Së fundmi ka qenë Poni ajo e cila ka shkëputur një foto prej koncertit të mbajtur krah koleges së saj, që duket se përveç punës i lidh dhe një miqësi e ngushtë. “Dy shoqe ne dhe duhemi si motra, një dashuri po na troket tek porta”, ka shkruar ajo në foton ku pas tyre duket publiku i gjerë që i rrethon.

Mesa duket vajzat kanë një shoqëri të gjatë, pasi kujtojmë se në vitin 2013 ato sollën bashkëpunimin ‘Fol Shqip’, i cili i dedikohej të gjithë personave që ndodheshin larg vendit të tyre./revistawho.com