“ËSHTË PJESË E IMJA QË NË PANDEMI”/ Vesa Luma flet për betejën me ankthin: Mbaj ditar… – AlpeGossip
“ËSHTË PJESË E IMJA QË NË PANDEMI”/ Vesa Luma flet për betejën me ankthin: Mbaj ditar…

“ËSHTË PJESË E IMJA QË NË PANDEMI”/ Vesa Luma flet për betejën me ankthin: Mbaj ditar…

Në përgjithësi, shëndeti ynë mendor përballet me sfida të shumta, dhe ankthi është një nga më të mundimshmet prej tyre. Ankthi ka prekur miliona nëpër botë që nga kohërat e lashta, dhe vijon të prekë miliona të tjerë. Çdo ditë e më shumë njerëzit po vuajnë nga problemet e shëndetit mendor. Personazhe të shumta publike kanë ndarë me ndjekësit eksperiencat e tyre të vështira me këto çrregullime të mënyrë që tu vijnë sado pak në ndihmë. E fundit është artistja nga Kosova Vesa Luma.

 Ajo ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku u ka kërkuar të flasin për antkhin dhe gjërat që bëjnë për të ulur stresin. Teksa shumë prej tyre kanë ndarë eksperiencat e tyre me Vesën, dikush e ka pyetur se çfarë bën ajo vet.

“Unë mundohem t’i gjej pozitivitetin secilës ditë dhe mbaj ditar. Ankthi është pjesa e imja që nga pandemia. Por ecja në natyrë, ushtrimet dhe bllok të gjitha portale që ushqehen me lajme negative më kanë ndihmuar shumë”- ka zbuluar Vesa.

Çifti i famshëm shqiptar Vesa Luma dhe Big Basta prej vitesh janë larguar nga Shqipëria si dhe nga tregu muzikor. Dyshja është shpërngulur në Zelandë të Re. Disa muaj më parë  Vesa foli për planet që ka për të sjellë projekte të reja muzikore. Artistja zbuloi se së shpejti do të mbajë një koncert në Tiranë dhe në Kosovë.

“Kam plane të afërta dhe janë shumë të mira, mezi po pres. Unë nuk do të vija këtu të rrija dhe vetëm të rrija sepse nuk mundem. Është një projekt, unë e kam pas gjithmonë shumë me qejf që të bëj një recital timin, i cili do jetë edhe në Prishtinë edhe në Tiranë.”,– zbuloi Luma.

Kur u pyet nëse do të bëjë ndonjë fëmijë tjetër, Vesa tha: “Oh Zot, a muna me i bo skip (me e anashkalu)? Liani e kërkon gjithë kohës, por më duhet ta kem burrin këtu, se vetë nuk bëhet. E kemi në planet e afërta. Ta kemi me shëndet Lianin, por plane kemi. Shpresoj që do të kemi fatin të bekohemi me një tjetër fëmijë”.