"ARMIKUT TREGOJI GJOKSIN, MIKUT..."/ Ja me çfarë po joshin këtë verë disa nga vajzat Vip (FOTO) - AlpeGossip
“ARMIKUT TREGOJI GJOKSIN, MIKUT…”/  Ja me çfarë po joshin këtë verë disa nga vajzat Vip (FOTO)

“ARMIKUT TREGOJI GJOKSIN, MIKUT…”/ Ja me çfarë po joshin këtë verë disa nga vajzat Vip (FOTO)

Do të kishte qenë klishe nëse këtë material do ta kishim ilustruar me fotot e Françeska Jaçes apo Kejvina Kthellës, le të themi…. Sepse ajo që ne kërkuam, në fakt, ishte risia në fotot e disa personazheve të njohura.

E kemi parë se pavarësisht konkurrencës së fortë që nxisin rrjetet sociale ku nuk duhet asnjëherë të ngelesh pas me trendet, është një pozë që nuk bëhet nga shumë vipa. Bëhet fjalë për fotot ku tregohet fundshpina. Dhe në këtë pozë, Kejvina me Françeskën thyejnë rekord dhe thyejnë rrjetin.

Kanë çfarë të tregojnë, në fakt, dhe nuk kanë tabu, kështu që u japin ndjekësve një kënaqësi më shumë. Ndërkohë, me aq sa kemi parë në rrjetet sociale këtë verë, ka vajza të reja Vip, të cilat nuk kanë publikuar akoma as foto plazhi, ndërkohë që për anën B, as që bëhet fjalë. Por kanë guxuar disa.

ledina

Madje, edhe na kanë surprizua. Kush e priste që Ledina Çelo, mamaja e dy fëmijëve, të përshëndeste shqiptarët me një pozë nga pas, duke na treguar se sapo ka filluar pushimet në Dhërmi dhe që ka vithe të bukura akoma!!!

tayna

Edhe Tayna ka bërë një foto duke treguar vithet, të cilat ka kohë që po i palestron. Deri tani ka ecuar mirë.

dorina mema

Dorina Mema nuk kishte se si të mos tregonte që edhe vithet e saj janë plot muskuj, fat që nuk e kanë të gjithë, edhe nëse kanë trup të bukur. Nuk është e lehtë të bësh muskuj aty.

era3

Dhe qershia mbi tortë është Era Istrefi. Me format e saj aq sensuale, kësaj here Era ka bërë një superpozë, duke reklamuar vithet e saj të bukura. Këto janë disa nga vajzat trimëresha dhe të guximshme, të cilat kanë treguar një pjesë të trupit, e cila vijon të jetë akoma tabu.