Një këlysh luani u lodh gjatë setit fotografik me një prezantuese televizioni dhe zgjodhi të tregojë se nuk donte të qëndronte më para kamerës. Kështu, ai kafshoi të pasmet e yllit rus, Anfisa Chekhova.
Këlyshi Jack po pozonte me 40-vjeçaren kur i nguli dhëmbët në të pasme. Anfisa zgjodhi që ta tregojë këtë moment në llogarinë e saj Instagram ku numëron 1.5 milionë ndjekës.
Së bashku me videon komike, ajo bëri një shkrim ku thoshte: “Emri i këlyshit të luanit është Jack. Ai është vetëm 2 muajsh. Gjatë setit fotografik, unë mora kafshime dhe lëpirje, por më kryesorja është se mora emocione pozitive.”
Jack qëndron në një kopsht zoologjik në Moskë dhe u zgjodh vetëm për setin, shkruan Daily Mail