Pasi pësoi vdekjen klinike, Albatros Rexhaj trondit me deklaratën: “Po shkruaj testamentin tim artistik” – AlpeGossip
Pasi pësoi vdekjen klinike, Albatros Rexhaj trondit me deklaratën: “Po shkruaj testamentin tim artistik”

Pasi pësoi vdekjen klinike, Albatros Rexhaj trondit me deklaratën: “Po shkruaj testamentin tim artistik”

“Kthimi” është libri më i ri i Albatros Rexhaj, që pas një periudhe pushimi e riktheu shkrimtarin pranë lexuesve. I ftuar në studion e emisionit “Rudina”, Rexhaj tregoi se ka punuar përreth tre vite për ketë libër, pasi po kalonte një fazë jo të mirë në jetën e tij, për shkak të problemeve shëndetësore.

“Unë jam tërhequr pak sepse jam duke kaluar një një fazë jo të mirë të jetës time, jo të lehtë dhe kam nevojë t’i përkushtohem vetes. Dua t’i kushtoj rëndësi vetes si në aspektin mendor, por edhe në atë fizik. Unë kam nevojë t’i përkushtohem rehabilitimit tim, po e them troç, me shpresën që gjërat të mos përfundojnë si herën e kaluar.” – u shpreh shkrimtari në studion e emisionit “Rudina”.

Albatrosi sesi një sekond, i ndryshoi tërësisht rrjedhën e jetën. Shkrimtari pësoi vdekje klinike gjashtë vite më parë, e pas kësaj ngjarje tronditëse, ai vendosi të mos dorëzohej lehtë përpara sfidave që i vë përballë jeta.

“Para 5-6 vitesh unë kam përjetuar një vdekje klinike dhe ai ka qenë një moment kthese në jetën time. Vdekja klinike ka ndodhur gjatë një trajtimi shëndetësor, pata komplikime dhe situata doli jashtë kontrollit dhe mjekët kanë luftuar 6 orë për jetën time. Në më pak se një minutë unë kam qenë pa shenja jete dhe ky moment mua më ka ndryshuar si njeri. Para kësaj situate unë kam patur plane të tjera për jetën, kam patur pasion politikën, profesione që njerëzit i shohin nëpër filma, kam dashur biznesin, kam dashur të fitoj para. Kam qenë tip agresiv dhe gangster i vogël, por ky moment mua më ndryshoi si njeri. Kur i kujtoj ato sekonda, kur e kam ndjerë veten që po shkoj kam thënë: ‘O Zot kam edhe disa gjëra pa bërë. Kjo ishte fjala ime e fundit. E mbaj mend.” – tregoi Albatros Rexhaj.

Shkrimtari u shpreh se historinë e jetës së tij e ka rrëfyer përmes letrave për të gjithë ata që mund t’i duket interesante në të ardhmen.

“Ky është një testament artistik ose personal mereni si të doni. Por unë kam nevojë ta them dhe ta shkruaj. Ndonjëherë gjërat nuk përfundojnë ashtu siç i mendojmë ne, por kjo është gjëja e radhës në të cilën unë do të përfshihem. Pastaj nëse kemi jetë dhe jemi mirë kam ndërmend të shkruaj dhe t’i bëj njerëzit disa të lumtur dhe disa nervozë. Nëse gjërat në jetë do të jenë mirë unë nuk kam ndërmend të ndalem, por si shkrimtar e kam privilegjin të punoj deri në fund. Unë kam filluar t’i shkruaj këto letra dhe janë tema për gjëra që unë i konsideroj esenciale në jetë”, tregoi shkrimtari.