“ÇOHU SE NA VONOVE”/ Julian Deda rrëfen hallin që e ka zënë me bashkëshorten dhe u duartrokit nga të gjithë meshkujt (FOTO) – AlpeGossip
“ÇOHU SE NA VONOVE”/ Julian Deda rrëfen hallin që e ka zënë me bashkëshorten dhe u duartrokit nga të gjithë meshkujt (FOTO)

“ÇOHU SE NA VONOVE”/ Julian Deda rrëfen hallin që e ka zënë me bashkëshorten dhe u duartrokit nga të gjithë meshkujt (FOTO)

Duket se të gjithë meshkujt tregojnë të njëjtin “refren” kur pyeten se çfarë i bezdisa më shumë tek partnerja: Vonohen pafund të bëhen gati! Ai që e ngriti këtë temë në rrjetet sociale ditën e sotme është aktori i humorit Julian Deda, i cili frymëzuar nga situata në shtëpinë e tij, qëndisi një status. Ndërsa bashkëshortja e tij po bënte make up-in përpara paqyrës, Juli pozonte i veshur dhe gati për të dalë.

“Ai momenti kur të thotë ‘çohu pra bëhu gati se na vonove’. Ti çohesh vishesh dhe je gati për 3, 4 minuta dhe pastaj pret, i buzëqeshur mundësisht, 24 deri në 53 minuta që të bëhet gati ajo..!” – tregon Jul Deda.

Mos vallë edhe Turjan Hysko, ka të njëjtin hall?!

Moderatori komenton duke qeshur në statusin e aktorit, duke konfirmuar se diçka e tillë ndodh edhe në familjen e tij.

Gjithsesi, nuk duhet të anashkalojmë faktin se ka shumë meshkuj që vonohen ndoshta edhe më shumë se partneret e tyre. Ndaj te ta hedhim në votim!