“O ÇUÇIN O Ç*ÇIN”/ Erion Veliaj zbulon detajet nga lindja e Kajan-it dhe ne “u habitëm” (FOTO) – AlpeGossip
“O ÇUÇIN O Ç*ÇIN”/ Erion Veliaj zbulon detajet nga lindja e Kajan-it dhe ne “u habitëm” (FOTO)

“O ÇUÇIN O Ç*ÇIN”/ Erion Veliaj zbulon detajet nga lindja e Kajan-it dhe ne “u habitëm” (FOTO)

Gjatë lindjes së fëmijës duhet të përfshihen të dy prindërit. Jo vetëm nëna, e cila e mban në bark foshnjën për 9 muaj, por edhe babai. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tregoi të pathënat gjatë lindjes së djalit Kajan i ftuar në programin “E diela Shqiptare”.

“Profesionin” e babait ai e quan më të vështirin, ndër të gjitha postet që ka mbajtur nga Ministria apo tashmë në krye të Bashkisë.

I pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea për gjumin, Veliaj tha:

“Gjumi im nuk merr as notë kaluese, se Kajan çdo dy orë ka o çuçun o çiçin”.

Por një nga gjestet më përgëzuese duket se, ishte ai gjatë sallës së lindjes, kur erdhi në jetë Kajan.

“Fola me mjekun që të mbështesja Ajolën gjatë lindjes. Ai më inkurajoi, por më tregoi se shumë baballarëve u kishte rënë të fikët. Unë i thash që jam ‘burrë me namuz’. Kur lindi Kajan dhe nisën përgëzimet, ai i bëri me urinë të gjithë aty, e markoi menjëherë vendin e tij. Erdhi momenti për t’i prerë kërthizën dhe thash që mund ta bëja unë”, tregoi Veliaj.

Kryebashkiaku jo vetëm që i preu kërthizën të birit, por më pas e lau vetë.