TANI PRESIM VETËM DATËN/ Alfio gjen dëshmitarin në dasmën me Fatmën (FOTO) – AlpeGossip
TANI PRESIM VETËM DATËN/ Alfio gjen dëshmitarin në dasmën me Fatmën (FOTO)

TANI PRESIM VETËM DATËN/ Alfio gjen dëshmitarin në dasmën me Fatmën (FOTO)

Alfio dhe Fatma janë një nga çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar. Ata kanë bërë publike para pak javësh lidhjen e dashurisë që ka nisur 2 vite më herët. Prej 1 viti e gjysmë ata kanë nisur bashkëjetesën, vendim që siç ka treguar kuzhinieri i njohur i ka afruar shumë me njëri-tjetrin.

 

I ftuar në ‘Jo vetëm modë’ Alfio ka lënë të kuptohet se planet për të ardhmen me Fatmën i ka të qarta. Ai është shprehur se nëse një ditë do të martohet me të, dëshmitar do të jetë miku dhe kolegu i tij Indriti.

Çifti i njohur i ekranit është shumë i diskutuar në media që prej kohës kur lidhja u bë publike. Shpesh herë ata i dedikojnë njëri-tjetrin fjalë të ëmbla dhe dhurata speciale.