TASHMË TË PANDASHËM/ Jonida Maliqi dhe Alessio Aliaj shfaqen bashkë në festën e Ferma Vip – AlpeGossip
TASHMË TË PANDASHËM/ Jonida Maliqi dhe Alessio Aliaj shfaqen bashkë në festën e Ferma Vip

TASHMË TË PANDASHËM/ Jonida Maliqi dhe Alessio Aliaj shfaqen bashkë në festën e Ferma Vip

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Alessio Alia, kanë tërhequr sërish vëmendjen e publikut pas daljes së tyre të përbashkët mbrëmjen e kaluar.

Dyshja u shfaq krah njëri-tjetrit në festën e organizuar pas përfundimit të spektaklit “Ferma VIP”, duke u parë të qeshur dhe në shoqërinë e miqve të tyre, çka ka rindezur menjëherë aludimet në rrjet për një raport më të afërt mes tyre.

Thashethemet për një lidhje të mundshme mes Jonidës dhe Alessios nisën fillimisht pas përfundimit të pjesëmarrjes së këngëtares në një format televiziv. Më vonë, dyshja u fotografua së bashku në aeroport, ndërsa u panë edhe në një protestë në Tiranë, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një raport që tejkalon miqësinë.

Megjithatë, deri tani as Jonida Maliqi dhe as Alessio Alia nuk kanë konfirmuar ndonjë marrëdhënie mes tyre, duke zgjedhur të mos komentojnë publikisht mbi jetën e tyre private.

Prania e tyre e përbashkët në festën e fundit ka mjaftuar për të rikthyer diskutimet në rrjet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim apo konfirmim në të ardhmen.