MODERATORJA SHQIPTARE NËNË PËR HERË TË DYTË/ Zogu i nxjerr sekretin live në emision – AlpeGossip
MODERATORJA SHQIPTARE NËNË PËR HERË TË DYTË/ Zogu i nxjerr sekretin live në emision

MODERATORJA SHQIPTARE NËNË PËR HERË TË DYTË/ Zogu i nxjerr sekretin live në emision

Moderatorja e njohur e emisionit “Ditë e re”, Dajana Shabani pak javë më parë dha lajmin se ishte ndarë nga bashkëshorti me të cilin ka edhe një vajzë dhe kishte nisur një romancë të re.

“Tani jam e dashuruar kështu që jam duke parë përpara. Jam e ridashuruar!”,tha ajo në emisionin ‘Why not’ duke mos zbuluar asgjë për partnerin e ri.

Mirëpo, ditën e sotme të gjithë janë habitur teksa gjatë transmetimit të emisionit ‘Zogu i Tiranës’, Hermes ka zbuluar se Dajana është shtatzënë për herë të dytë.

“Dajana është shtatzënë. është 3 muajshe shtatzënë. E ka çun, po nuk e ka thënë deri tani, e ka mbajtur të fshehtë”, ka thënë ai teksa Dajana nuk e ka mohuar por thjesht ka buzëqeshur.

Ndërkohë, kolegu i saj Besi si për ta kthyer në humor situatën ka thënë me të qeshur: “Me lajmet e Zogut, deri 40 vjeçe i ka bërë nja 5 fëmijë kjo”.