Kush mund të këtë nxjerrë mësimë nga Eurovision më shumë se këngëtarët garues? Eneda Tarifa ishte e ftuara e sotme e moderatorit Ermal Peçi në emisionin e IN Tv ‘Trokit’. Mes shumë diskutimesh në studio, biseda shkoi natyrshëm edhe te pjesmarrja e saj në Eurovision, aq më tepër që vetëm në fundvit mësuam këngën që na përfaqëson në Eurosong 2019. E pyetur nga Ermali për ndjesitë e saj personale, me shumë doza të larta sinqeriteti ajo tha:
‘Ka njerëz që duan të ta bëjnë këtë eksperiencë të shëmtuar, por nuk ja dalin dot. Xhelozia, inati, ti nuk ke rënë në baltë, s’të ka rënë kurrë këmba, ato të zhysin edhe më shumë’ – vijoi Eneda.

‘Jonida duhet të ndjeki çdo hap e zhvillim të këngës se saj VET! VET, dhe vetëm VET! Liderja është ajo, unë nuk e kisha këtë forcë. Nqs i lë njërëzvë gjërat në dorë, grupit, është siklet..’
Zbuloni më shumë nga biseda me të në videon e mëposhtme:













