ZBULOHET ÇUDIA E REPERIT/ Shpenzon shuma marramendëse për “fast-food” (FOTO) – AlpeGossip
ZBULOHET ÇUDIA E REPERIT/ Shpenzon shuma marramendëse për “fast-food” (FOTO)

ZBULOHET ÇUDIA E REPERIT/ Shpenzon shuma marramendëse për “fast-food” (FOTO)

Me siguri mendoni se herë pas here e teproni me harxhimet për të ngrënë jashtë, por na besoni asgjë që mund të keni harxhuar deri tani nuk krahasohet me shifrat rekord të Post Malone. Reperi është padyshim klienti më besnik i ushqimeve që shpërndahen me motorist. Sipas ‘TMZ’, ai ka porositur më shumë se 3000 artikuj për 660 ‘deliveries’ gjatë tureve muzikore.

Shpenzimet e tij deri tani kapin shifrat e 40.000 dollarëve. Post Malone bën edhe porosi të çuditshme, ku përfshihen 12 shishe birra apo 3 shishe shampanje. Ndërsa në një tjetër rast ai ka kërkuar nga një kompani që shet produktet me bazë pule sasinë më të madhe të kofshëve të pulës që ata kanë shitur ndonjëherë.