Modelja shqiptare me famë botërore Emina Cunmulaj, prej disa muajsh është në pritjen e ëmbël.
Bukuroshja me origjinë nga Mali i Zi nuk heziton të postojë foto për të treguar rutinën e saj të përditshme dhe linjat e rrumbullakosura nga shtatzania.
Këtë hera ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto gazmore në të cilën barkun e ka përdorur për të vendosur telekomandën e televizorit.
“Dhe barku është tëvolina ime e re”, ka shkruar Emina krahas fotos. Gjetje interesante, pasi jo vetëm gratë shtatzëna por edhe burrat “barkmëdhenj” mund ta zbatojnë.