KANCERI I PROSTATËS/ Ja kush janë disa nga simptomat e tij – AlpeGossip
KANCERI I PROSTATËS/ Ja kush janë disa nga simptomat e tij

KANCERI I PROSTATËS/ Ja kush janë disa nga simptomat e tij

‘Movember’ është muaji nëntor, kur tash e një kohë meshkujt nuk prejnë flokët dhe mjekrën ndërsa paratë e tyre i ndajnë për të prekurit nga kanceri.

Qëllimi kryesor është për të rritur ndërgjegjësimin rreth prostatës dhe kancerit të testikujve, transmeton lajmi.net

Kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm i njerëzve në Britani të Madhe. Një në shtatë burra britanikë aktualisht vuajnë nga kanceri i prostatës dhe rreth 47,000 burra në Britani të Madhe diagnostifikohen me këtë sëmundje çdo vit.

Për fat të keq shumë meshkuj nuk përjetojnë ndonjë simptomë të këtij lloj kanceri, kështu që mund të jetë shumë e vështirë për t’u zbuluar.

Dr. Seth Rankin, nga Klinika e Mjekëve në Londër, ka folur për simptomat e hershme të kancerit të prostatës duke thënë se për shembull, mund të keni nevojë të shkoni në tualet ose ta keni gjithnjë e më të vështirë të urinni.

Nëse jeni të shqetësuar nga kjo ose simptomat e mëposhtme që do radhisim atëherë sipas Rankin, duhet patjetër të kontaktoni mjekun tuaj.

1. Mungesa e dëshirës seksuale:

Nëse papritmas, keni vështirësi në marrjen apo mbajtjen e një ngritje ose keni mungesë të dëshirës seksuale, atëherë kjo mund të jetë një shenjë e kancerit të prostatës në fazën e vonshme. Megjithatë mund të jetë shenjë e një gjendje më pak serioze, por gjithësesi këshillohuni tek doktori.

2. Dhimbje të trupit:

Dhimbja në eshtrat tuaja si në brinjë, krah ose shpinë – mund të jetë një shenjë se kanceri fillon të përhapet.

3. Humbja e oreksit:

Përderisa kjo mund të duket një shenjë e vogël, nëse kombinohet me të lartcekurat atëherë humbja e oreksit ose dëshira për të ngrënë gjërat që normalisht do të donit, mund të jetë një shenjë e kancerit të prostatës në fazën e hershme. Për shkak sek anceri i prostatës zakonisht nuk paraqet simptoma të qarta.

Mirëpo, siç edhe u cek, simptomat e kancerit të prostatës janë jashtëzakonisht të pakta e shpesh nuk ka fare, kështu që meshkujt këshillohet të vizitojnë doktorin e tyre kohë pas kohe për kontrolle.