Po niseni me pushime? Këto janë 5 gjërat që duhet të pastroni më parë në shtëpinë ku do të qëndroni – AlpeGossip
Po niseni me pushime? Këto janë 5 gjërat që duhet të pastroni më parë në shtëpinë ku do të qëndroni

Po niseni me pushime? Këto janë 5 gjërat që duhet të pastroni më parë në shtëpinë ku do të qëndroni

Na emocionon ideja e pushimeve, e shtëpisë së re ku do të kalojmë pjesën më të gëzuar të vitit dhe të gjithë shpresojnë të kenë kuzhinë me hapësirë, të pastër dhe me pajisje të mira. Por në kulmin e sezonit mund t’ju rastisë dhe e kundërta.

Ndaj Shije ju rendit disa nga gjërat që duhet të bëni menjëherë sapo hyni në shtëpinë e pushimeve.

Dezinfektoni ose ndërroni sfungjerët

Edhe në rast se nuk përdorni sfungjer, me siguri në shtëpinë e pushimeve do të gjeni një të tillë, pasi janë të lirë, të zëvendësueshëm lehtë dhe nuk kërkojnë larje si rrobat e tjera.

Lani banakët, lavamanin dhe pjesën e sipërme të sobës

Nuk ka nevojë t’u futeni me themel, por është gjithmonë një ide e mirë t’u jepni një pastrim të shpejtë, sa për siguri, para se të filloni të gatuani.

Kontrolloni të gjithë enët dhe pajisjet e kuzhinës

Ndoshta pasi gatuani, thjesht tërhiqni pjatat, lugët apo gotat për të ngrënë, por mirë është t’u hidhni një sy para se të shtroheni, sa për t’u siguruar që janë të pastra.

Pastroni zonën e ngrënies jashtë dhe grillën

Nëse jeni me fat do të keni një shtëpi me tavolinë ngrënieje jashtë dhe me grillë për të pjekur. Lajmi i keq është se pikërisht këto vende neglizhohen më shpesh në pastrim. Hidhuni një vështrim paraprak!

Pastrimi i përgjithshëm

Në fund hidhini një sy të shpejtë kuzhinës që të siguroheni që çdo gjë është në rregull. Nëse dyshemeja është e pisët, jepini një fshesë ose leckë.

Sigurohuni që plehrat janë hedhur dhe që nuk ka asgjë tjetër që mban erë. Dhe një sy tek frigoriferi se mos ka ndonjë ushqim të prishur, pasi në kulmin e sezonit, qiradhënësit nuk kanë shumë kohë për të parë imtësisht.

Që të mos harrojmë: Pushime të mbara!