LOJA RRIT TENSIONET NË SHTËPI/ Einxhel dhe Sabian: Boll me këtë çështje – AlpeGossip
LOJA RRIT TENSIONET NË SHTËPI/ Einxhel dhe Sabian: Boll me këtë çështje

LOJA RRIT TENSIONET NË SHTËPI/ Einxhel dhe Sabian: Boll me këtë çështje

Mbrëmjen e djeshme ‘’Vëllai i Madh’’ ka vendosur t’i punojë banorëve një rreng shumë gazmor.

Ai vendosi Sabianin dhe Einxhel që të maskuar të ngriheshin natën dhe të shkatërroni gjithçka në shtëpi.

Banorët kanë vetëm një mision, të gjehejnë emrat e dy ‘’Ninxhave’’ dhe në unanimitet të japin emrat e menduar gjatë spektaklit të së premtes.

Për banorët kanë nisur diskutimet, debatet dhe komentet.

Ata janë në ankth dhe çdo minutë vigjilent për të kuptuar se kush është dyshja që mund të ketë pasur gisht në misionin e mbrëmshëm.

Tensioni i krijuar nuk i ka pëlqyer Einxhel dhe Sabianit të cilët të nervozuar kanë replikuar me banorët gjatë konsumimit të darkës.

‘’E keni marrë më shumë seriozisht seç duhet, po na shihni sikur kemi bërë ndonjë krim. Qetësohuni’’,- tha Einxhel.

‘’Boll diskutuat për këtë gjë, po hamë bukë dhe nuk dua të dëgjoj më këtë diskutim’’,- tha Sabiani nga ana tjetër.