LAJM I ËMBËL/ Këngëtari i “NRG Band” po bëhet baba për herë të dytë, zbulohet gjinia e fëmijës – AlpeGossip
LAJM I ËMBËL/ Këngëtari i “NRG Band” po bëhet baba për herë të dytë, zbulohet gjinia e fëmijës

LAJM I ËMBËL/ Këngëtari i “NRG Band” po bëhet baba për herë të dytë, zbulohet gjinia e fëmijës

Këngëtari i njohur i grupit “NRG Band”, Besnik Qaka do të bëhet baba për herë të dytë. Këtë lajm e dha vetë artisti mbrëmjen e djeshme në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ku tregoi se do të bëhet babai i një djali.

“Është një ndjenjë e veçantë. Por gjininë e kemi zbuluar, është djalë”, tha këngëtari teksa po fliste për familjen.

Gjatë intervistës ai dha më tepër detaje edhe përsa i përket jetës së tij profesionale, ku tha se gjatë periudhës së pandemisë ka punuar me projekte të reja. Projekti më i fundit muzikor i grupit është kënga “Faj” që u publikua gjashtë muaj më parë.

Kujtojmë se Besnik Qaka dhe bashkëshortja e tij, Lolita në vitin 2017 kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre të dashurisë. Menjëherë pas martesës ata dhanë edhe lajmin e bukur se së shpejti do të bëheshin prindër.

Para tre vitesh erdhi në jetë vogëlushja e tyre Una, e cila duket se ua ka zbukuruar jetën. Besniku nuk ngurron që në çdo postim të tij në rrjetet sociale të bëj dedikime për princeshën e tij të vogël. Artisti ka treguar se për të bijën ka bërë dhe një këngë, por që akoma nuk është publikuar.