“NA KE ÇARË MENDEREN KËTU…”/ “Plas” keq në “Përputhen” mes Teas dhe Shqipes – AlpeGossip
“NA KE ÇARË MENDEREN KËTU…”/ “Plas” keq në “Përputhen” mes Teas dhe Shqipes

“NA KE ÇARË MENDEREN KËTU…”/ “Plas” keq në “Përputhen” mes Teas dhe Shqipes

Djali bukurosh i “Përputhen”, Andi është bërë ‘molla e sherrit’ në puntatën më të fundit të emisionit. Takimet mes Andit dhe Teas, Shqipja i quajti si një lojë për t’u dukur mirë në sytë e publikut.

Ajo i kërkoi “llogari” Teas, se përse ka lënë në “hije” Arbrin, ku ky i fundit e ka deklaruar hapur pëlqimin për të. Ndërsa edhe në këtë debat, nuk munguan fyerjet dhe tonet e ashpra mes vajzave.

Shqipja: Ai në takim më tha dua të dal me vajzat e tjera dhe unë e lashë të lirë të dalë me ty.

Tea: Na ke çarë menderen këtu të gjithëve.

Shqipja: Kjo gjë mes teje dhe Andit është show. Të la ty në karrige që ishe kliku dhe kaloi tek 70%.

Andi: Isha unë i pari që deklarova do të dal me vajzat e tjera.

Arbri: Ka lidhje këtu sepse në këtë rrugëtim gjithçka mund të ndodhë, mos e merr personale.

Shqipja: Të kalojë tek 70% i mashkullit ideal, më duket e pakuptimtë.