ÇFARË PO NDODH MES KYLIE DHE JORDYN? Dikush tregon si janë gjërat mes dy shoqeve – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH MES KYLIE DHE JORDYN? Dikush tregon si janë gjërat mes dy shoqeve

ÇFARË PO NDODH MES KYLIE DHE JORDYN? Dikush tregon si janë gjërat mes dy shoqeve

Thuhet se Kylie Jenner dhe Jordyn Woods nuk janë duke u afruar për të rregulluar gjërat mes tyre, pasi mezi kanë folur javët e fundit.

Dy 21-vjeçaret kanë qenë shoqe të ngushta që nga fëmijëria, por e ardhmja e marrëdhënies së tyre tashmë është pezull, pasi doli në dritë se Jordyn puthi ish-partnerin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson.

Sipas TMZ, nuk ka pasur asnjë shans për të shëruar përçarjen, pasi të dyja e kanë shmangur njëri-tjetrin për disa javë, duke dërguar vetëm disa mesazhe pasi plasi skandali.

Burime të afërta me të dyja palët thanë se miqësia e tyre është shumë larg rikthimit si më parë, sepse ato mezi komunikojnë që prej muajit shkurt.

Edhe pse dy mikeshat jetonin bashkë, Jordyn u largua dhe thuhet se ende nuk i ka marrë të gjitha gjërat e saj nga shtëpia e Kylie-t, për shkak të marrëdhënieve të tyre të tensionuara.