“E KAM LËNË PAS…”/ Ja si reagoi Miranda Kerr kur mori vesh lajmin e fejesës së ish-it të saj me Katy Perry – AlpeGossip
“E KAM LËNË PAS…”/ Ja si reagoi Miranda Kerr kur mori vesh lajmin e fejesës së ish-it të saj me Katy Perry

“E KAM LËNË PAS…”/ Ja si reagoi Miranda Kerr kur mori vesh lajmin e fejesës së ish-it të saj me Katy Perry

Orlando Bloom dhe Katy Perry kurorëzuan dashurinë e tyre në fejesë dhe kjo i gëzoi shumë adhuruesit e tyre. Ndoshta shumë vetë e kanë harruar, por Bloom ka qenë i fejuar më parë me modelen e njohur Miranda Kerr.

Së fundmi ajo është shprehur se ndihet e lumtur pranë bashkëshortit të saj të quajtur Evan Spiegel dhe se çdo gjë të së shkuarës e ka lënë pas krahëve.

Kujtojmë se Miranda dhe Orlando kanë një djalë 8-vjeç bashkë, Flyn Christopher.

Dyshja Kerr dhe Bloom kanë qenë bashkë nga viti 2007 deri në 2013. Më pas ata u ndanë dhe në vitin 2017, 35-vjeçarja u martua me partnerin aktual me të cilin lindi fëmijën e dytë.