TREGOI MBËSHTETJE PËR LUIZIN/ Ish-fituesit të “Big Brother Kanada” i ndodh e PAPRITURA – AlpeGossip
TREGOI MBËSHTETJE PËR LUIZIN/ Ish-fituesit të “Big Brother Kanada” i ndodh e PAPRITURA

TREGOI MBËSHTETJE PËR LUIZIN/ Ish-fituesit të “Big Brother Kanada” i ndodh e PAPRITURA

Pasi Luiz Ejlli zbuloi se planin për të dërguar në nominim, Krist Aliajn dhe Armaldo Kllogjerin e kishte parë nga një lojtar në ‘Big Brother Kanada’, kryefjalë në vendin tonë u bë Kevin Jacobs.

Ky i fundit është një emër jo pak i njohur në Kanada e së fundmi shumë i njohur në Shqipëri.

Jacobs ka pësuar rritje të madhe në profilin e tij në “Instagram”, duke shkuar nga 14 mijë në 28.5 mijë ndjekës në më pak se 24 orë. Fansa të shumtë të këngëtarit shqiptar kanë filluar ta ndjekin Kevin, i cili ka reaguar për lojën që po bëhet në ‘Big Brother VIP Albania’.

“Dikush më ka thënë se ai djalë më ka studiuar mua”– tha kanadezi i cili nuk nguroi të shprehte përkrahjen e tij për këngëtarin edhe në disa postime të tij në “Instastory”.

“Një duartrokitje për këtë ikonë dhe fansat e tij të mrekullueshëm. Luiz Ejlli është duke dominuar në Big Brother VIP dhe ju dërgoj dashurinë time nga Shqipëria”, ka shkruar Jacobs në postimet e tij në rrjetet sociale.