“Kapeni trendin” / Këto katër produkte “makeup”-i do të jenë miqtë tuaj (FOTO) – AlpeGossip
“Kapeni trendin” / Këto katër produkte “makeup”-i do të jenë miqtë tuaj (FOTO)

“Kapeni trendin” / Këto katër produkte “makeup”-i do të jenë miqtë tuaj (FOTO)

Çdo stinë ka veçantinë e vetë përsa i përket mënyrës se si duhet të kombinohemi dhe lyhemi. Por duke qenë se moda ecën me hapa të shpejtë, shumë herë e gjejmë vetën në udhëkryq mendimi: “Çfarë më duhet të blej, që të jem në përshtatje të plotë me modën e sezonit?”

Këtë verë, ne po jua bëjmë më të thjeshtë: Do të shkëlqeni pa masë dhe për këtë ju duhen vetëm katër produkte të makeup-it që nuk duhet t’i ndani nga çanta juaj e plazhit.

1 – Hije sysh likuide (jo pluhur)

Blini sa më shumë nuanca të ngjyrave të tokës por kujdesuni që ato të mos jenë pluhur. Kur këto produkte janë të lëngshme arrijnë të zgjasin më tepër në fytyrë dhe janë gjithashtu më të shkëlqyeshme, çka ju duhet përgjatë gjithë sezonit të verës.

2 – Dopio Highlighter

Nëse keni frikë se mos ndriçoni më shumë seç duhet kur përdorni ‘highlighter’-in në fytyrë mos kini merak: Këtë verë ju duhet fiks kjo pamje. Pasi të blini një produkt që shkëlqen shumë tek nuanca e të bardhës ose rozës, mirë është që ta mbivendosni 2 herë në lëkurë për të pasur më shumë efekt.

3 – Dy ngjyra të ndryshme në buzë por që kombinohen mirë

“Ombre” nuk është më moda vetëm për flokë por gjithashtu edhe për buzët. Në mënyrë që ju të spikasni që larg, kërkoni dy ngjyra që përafrohen dhe shkojnë me njëra tjetrën. Njërën vendosni në buzën e sipërme dhe tjetrën në buzën e poshtme. Kujdesuni që ngjyrën më të hapur ta vendosni sipër.

4 – Shumë shkëlqim e xixa në trup

Nuk mjafton e nxira dhe shkëlqimi në fytyrë këtë verë sepse edhe trupi juaj duhet të jetë në të njëjtin ritëm. Duhet të kujdeseni të blini produkte kozmetike të tipit kremra apo vajëra për trupin të cilat në përmbajtje kanë edhe grimca shkëlqimi apo xixa.