Pas thashethemeve për ndarje/ Kylie Jenner dhe Travis Scott do të martohen (FOTO) – AlpeGossip
Pas thashethemeve për ndarje/ Kylie Jenner dhe Travis Scott do të martohen  (FOTO)

Pas thashethemeve për ndarje/ Kylie Jenner dhe Travis Scott do të martohen (FOTO)

Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë treguar se kanë një marrëdhënie të shkëlqyer së bashku. Duke qenë se ata mendojnë që gjithë jetën ta kalojnë pranë njëri-tjetrit, kanë vendosur që shumë shpejt të shkojnë drejt altarit. Një burim pranë ‘Entertainment Tonight’ ka thënë se dashuria që kanë të dy për vajzën e tyre Stormi i ka afruar akoma dhe më shumë me njëri-tjetrin.

Gjithashtu i njëjti burim ka treguar se nëna e Kylie, Kriss Jenner është e sigurt se ata po ecin në rrugën e duhur së bashku. E gjithë familja Kardashian është e lumtur që Travis gjen gjithmonë kohën e duhur për t’ju përkushtuar Kyliet dhe vogëlushes Stormi. Pavarësisht se Kylie dhe Travis nuk duan që të nxitohen, të dy kanë nisur të planifikojnë të ardhmen duke diskutuar që në të ardhmen të martohen së bashku.