I zbuluan të dashurin biznesmen, shpërthen Anjeza Branka: ‘Qetësohu karamele’ – AlpeGossip
I zbuluan të dashurin biznesmen, shpërthen Anjeza Branka: ‘Qetësohu karamele’

I zbuluan të dashurin biznesmen, shpërthen Anjeza Branka: ‘Qetësohu karamele’

Këngëtarja shqiptare Anjeza Branka së fundmi po shijon disa ditë pushimi vërtet të çmendura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke udhëtuar nga një shtet në tjetrin në hotele luksoze e pika turistike të famshme.

Mirëpo, duket se gjatë këtyre pushimeve, Anjezës i është zbuluar një e fshehtë e vogël, siç është i dashuri i saj që e shoqëron kudo.

Sipas portalit “Jeta Osh Qef”, i dashuri i këngëtares është një biznesmen që jeton jashtë vendit dhe të dy po përpiqen ta mbajnë të fshehtë lidhjen.

Megjithatë, pas këtij lajmi, ka reaguar vetë Anjeza, duke e mohuar që të ketë gjë me mashkullin që shihet në të njëjtat vende ku ka qenë dhe ajo.

“Qetësohu karamele… edhe shokët na i bëtë të dashur. Pa merak, kur të kem një të dashur do e publikoj vetë. Flm për mirëkuptimin. Shikim të këndshëm.”-ka shkruar Branka.