BËHET PRIND PËR HERË TË PARË/ Gjiko emocionon me fjalët: Babi do jetë gjithmonë pranë jush (FOTO) – AlpeGossip
BËHET PRIND PËR HERË TË PARË/ Gjiko emocionon me fjalët: Babi do jetë gjithmonë pranë jush (FOTO)

BËHET PRIND PËR HERË TË PARË/ Gjiko emocionon me fjalët: Babi do jetë gjithmonë pranë jush (FOTO)

Çifti shumë i komentuar në media, Elita dhe Gjiko janë bërë prindër për herë të parë. Lajmi u bë i ditur mbrëmjen e djeshme nga burime pranë çiftit ndërsa sot Elita postoi fotot e para të vogëlushit duke zbuluar edhe emrin e veçantë.

Pak më parë edhe Gjiko ka postuar një foto të adhurueshme ku ai dhe Elita shfaqen duke mbajtur vogëlushin teksa reperi bën një dedikim emocionues.

“Mirë se erdhe biri im Zëri Gjikolli. Në momentin qe na kape gishtin me dorën tende te vogël na more zemrat rob per tër jeten mu e mamit tend e cila te mbajti 9 muaj e u kujdes per çdo detaj qe ti ta kishe sa me te leht ne barkun e saj, me të cilen mburrem dhe jam krenar qe o gruja jem. Babi ju don shume dhe do jetë gjithmonë pranë jush ne çdo moment. Të dua shumë”, shkruan Gjiko.