ARMINA PASKA NJË DEFEKT/ Shoqja e ngushtë ja thotë në sy (FOTO) – AlpeGossip
ARMINA PASKA NJË DEFEKT/ Shoqja e ngushtë ja thotë në sy (FOTO)

ARMINA PASKA NJË DEFEKT/ Shoqja e ngushtë ja thotë në sy (FOTO)

Blogerja e famshme shqiptare dhe shumë e komentuar në media, Armina Mevlani ishte e ftuar pasditen e sotme tek “Rudina” së bashku me mikeshën e saj të ngushtë Borana Bacin.

“Unë kam qenë shumë egoiste dhe doja që Borana të më donte vetëm mua. Më ngjiste shumë, ishte shoqja që kisha ëndërruar gjithmonë të kisha. Gjithmonë vishej bukur dhe mua më pëlqenin njerëzit që ishin si unë.Borana është e qetë dhe e balancuar dhe në vendimmarrje ka qenë një ndër njerëzit që më ka ndihmuar më shumë, sepse është e kthjellët kur analizon. Borana ka qenë e vetmja që e ka ditur që në fillim lidhjen time me Shkëlzenin”, tregoi Armina.

Ndërsa Borana i zbuloi një “defekt” Arminës e cila siç duket është më e çiltër sesa duhet.

“Armina është më e çiltër seç duhet dhe unë herë pas here i them që mos të jetë edhe aq”, u shpreh Borana.

“Ajo nuk lë asnjë stres që ta deportojë dhe m’i heq edhe mua streset. Një gjë tjetër që ka shumë të theksuar është mirënjohja dhe kur është e lumtur, do që gjithë të tjerët të jenë të lumtur”, shtoi mikesha e Arminës.