Nëna vret burrin, dy fëmijët dhe veten, zbulohet lidhja me “Dëshmitarët e Jehovait” – AlpeGossip
Nëna vret burrin, dy fëmijët dhe veten, zbulohet lidhja me “Dëshmitarët e Jehovait”

Nëna vret burrin, dy fëmijët dhe veten, zbulohet lidhja me “Dëshmitarët e Jehovait”

Një nënë ka vrarë ​​bashkëshortin e saj, dy fëmijët e rritur dhe qenin e familjes përpara se të bënte vetëvrasje.
Sipas medias britanike Daily Mail, kjo ngjarje ka ndodhur në Michigan, dhe shkaku mësohet të ketë qenë shmangia që sekti i “Dëshmitarëve të Jehovait” i kanë bërë pasi familja u largua 5 vite më parë nga ata.

Motivi i largimit të tyre nga ky sekt ishte fakti që çifti mendoi t`i fuste fëmijët në kolegj, gjë të cilën “Dëshmitarët e Jehovait” nuk e pranonin.

45-vjeçarja Lauren Stuart mësohet të ketë qëlluar me armë zjarri fillimisht në trupin e bashkëshortit të saj Daniel, 47 vjeç më pas ka vrarë fëmijët e tyre Steven, 27-vjeç dhe Betania 24-vjeç. Ajo më pas ka qëlluar veten duke kryer vetëvrasje.

Trupat e tyre u gjetën brenda shtëpisë në Keego Harbor të premten në mëngjes. Qeni i familjes u gjet gjithashtu i vdekur në një vaskë.

Që nga vdekja e tyre, miqtë zbuluan se familja u largua nga Dëshmitarët e Jehovait pesë vjet më parë dhe ishte shmangur nga komuniteti i tyre i mëparshëm.

Miqtë spekuluan se izolimi që komuniteti i kishte bërë mund të ketë qenë shkaku i kësaj tragjedie.

Joyce Taylor, mik i familjes ka fajësuar sektin e krishterë, “Dëshmitarët e Jehovait” për vrasjen e trefishtë dhe vetëvrasjen.