“MOLLA E SHERRIT” MIDIS MOZZIK DHE NOIZYT/ Pas rrëmujës së krijuar, Loredana bën ndryshimin drastik në pamje – AlpeGossip
“MOLLA E SHERRIT” MIDIS MOZZIK DHE NOIZYT/ Pas rrëmujës së krijuar, Loredana bën ndryshimin drastik në pamje

“MOLLA E SHERRIT” MIDIS MOZZIK DHE NOIZYT/ Pas rrëmujës së krijuar, Loredana bën ndryshimin drastik në pamje

Thuhet se vajzat bëjnë ndryshim drastik në pamje kur përjetojnë një ndarje.

Megjithatë nuk e dimë nëse ky është edhe rasti i Loredana Zefit. Ama një gjë mund ta themi me siguri, që reperja duket shumë bukur me ngjyrën e re të flokëve.

Së fundmi, Loredana ka postuar në Instagramin e saj një foto ku duket me flokë ngjyrë karrotë. Ndonëse është një nga këngëtaret që ka një stil të veçantë të të veshurit, më herët nuk e kemi parë të guxojë me ngjyrën e flokëve.

Gjithsesi mbetet për tu parë nëse ky ndryshim i saj vjen si rezultat i ndonjë projekti të ri, apo thjesht Loredana donte të provonte diçka të re.

Rikujtojmë se Lori është ndër reperet shqiptare më në zë në Europë. Përveç muzikës ajo ka bërë bujë ndër vite edhe për jetën personale. Flasim këtu për lidhjet dhe ndarjet me Mozzik, me të cilin ajo ka edhe një vajzë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana konfirmoi ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik në verë.

Mozzik dhe Loredana bëhen prindër për herë të dytë – Abc News

Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja shkruante do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën.

Sa i përket jetës personale, Loredana ka rrëfyer gjatë një interviste të dhënë së fundmi se aktualisht është single por është e hapur edhe për një martesë tjetër, ashtu si edhe për fëmijë. “Kam kohë për gjithçka. Edhe të martohem prapë, edhe për fëmijë tjetër. Jam shumë e lumtur. Por, jo akoma nuk jam në lidhje”.-tha ajo.