NJË VITAMINË E VETME/ Metoda më e efektive dhe e thjeshte për të rënë në peshë - AlpeGossip
NJË VITAMINË E VETME/ Metoda më e efektive dhe e thjeshte për të rënë në peshë

NJË VITAMINË E VETME/ Metoda më e efektive dhe e thjeshte për të rënë në peshë

Ardhja e stinës së verës, veshja e rrobave që na tregojnë edhe më shumë format fizike, apo pushimet në bregdet na vendosin nën presionin e të paturit trupin perfekt. Për të ardhur në formë e për të rrëzuar kilogramët e tepërt që mund të keni shtuar gjatë sezonit të dimrit, mund të ketë shumë mënyra si dietat strikte, aktiviteti fizik etj, por më poshtë Living do ju tregojë metodën më efektive dhe aspak të mundimshme për të rënë në peshë.

E rëndësishme është që procesi i humbjes së peshës mos të ndikojë shëndetin tonë, dhe sipas një studimi shkencor publikuar në British Journal of Clinical Pharmacology metoda e suplementit që shkrin dhjamin është mëse e sigurtë. Nuk bëhet fjalë për një suplement dietik, por për vitaminën D e cila është e pasur në enzima aktive si p-synephrine të cilat mund të ndihmojnë në oksidimin e yndyrës trupore duke djegur 42 gram yndyrë për një orë.

Mos e humbisni gjithashtu: 5 sëmundjet që shkaktohen nga mungesa e vitaminës D, ja si të njihni simptomat e para
Si mundet Vitamina D t’ju ndihmojë të humbni peshë?
Ndryshe nga shumë vitamina të tjera, trupi mund të prodhojë vitaminë D për aq kohë sa ju jeni të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit, por mbrojtja e lëkurës me krem mbrojtës e bën edhe më të vështirë përthithjes e rrezeve të diellit dhe prodhimin e kësaj vitamine.
Ajo që duhet të bëni është të siguroheni që dieta juaj ushqimor ju siguron sasinë e duhur të kësaj vitamine për organizmin. (vezë të ziera, bajame të pakripura, lëng portokalli (D-fortifikuar), kos dhe domate)