Kur u bë kaq shumë? S’do ta besoni sa është rritur djali i Tunës (FOTO) – AlpeGossip
Kur u bë kaq shumë? S’do ta besoni sa është rritur djali i Tunës (FOTO)

Kur u bë kaq shumë? S’do ta besoni sa është rritur djali i Tunës (FOTO)

Që pas sjelljes në jetë të djalit të saj, këngëtarja e njohur shqiptare Tuna, vijon të publikojë foto dhe video nga momentet më të bukura me djalin Tian.

Së fundi ajo ka publikuar një video përmes së cilës tregon se koha ikën shpejt. Tiani tashmë është rritur dhe ka marrë hijen e prindërve, mamit Tun dhe babit Patris Berisha.

Tuna është shkëputur tërësisht nga karriera muzikore. Hera e fundit që e pamë në skenë ishte pjesëmarrja e saj në “Këngën Magjike 2016”, ndërkohë që ishte në pritje të ëmbël.

Por rikthimi i saj është më i afërt sesa mendoni. Pas kësaj shkëputjeje të gjatë Tuna nëpërmjet postimeve të ndryshme në Instastory po na jep sinjale se së shpejti do të vijë në tregun muzikor shqiptar me një këngë të re.