U CILËSUAN SI NJË ÇFT I PAZAKONTË? Pete Davidson dhe Kate Beckinsale janë duke kaluar momentet më të lumtura - AlpeGossip
U CILËSUAN SI NJË ÇFT I PAZAKONTË? Pete Davidson dhe Kate Beckinsale janë duke kaluar momentet më të lumtura

U CILËSUAN SI NJË ÇFT I PAZAKONTË? Pete Davidson dhe Kate Beckinsale janë duke kaluar momentet më të lumtura

Pak javë më parë u bë publike lidhja e ish partnerit të Ariana Grande, Pete Davidson me aktoren Kate Beckinsale. Së fundmi dyshja është kapur duke u puthur në ‘Madison Square Garden’.

Burime pranë tyre janë shprehur për ‘Cosmopolitan’, se Kate është shumë e dhënë pas Pete. Ndonëse janë cilësuar si një çift i pazakontë, ata shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Aktorja e pëlqen shumë sensin e humorit të Davidson. Ata flasin gjatë gjithë kohës me njëri-tjetrin dhe takohen shpesh edhe pse Kate jeton në Los Angeles dhe Pete në New York.

Mesa duket asnjë faktor si mosha, koha apo vendi nuk ka arritur t’i sjellë probleme dyshes së njohur.