Lori në një rrëfim emocionues për të atin Dritan Hoxha: Nuk bëhen dy si ai, është i... (VIDEO) - AlpeGossip
Lori në një rrëfim emocionues për të atin Dritan Hoxha: Nuk bëhen dy si ai, është i… (VIDEO)

Lori në një rrëfim emocionues për të atin Dritan Hoxha: Nuk bëhen dy si ai, është i… (VIDEO)

Familja Hoxha sot përkujton ndarjen nga jeta të Dritan Hoxhës, themeluesit të “Top Channel”, që solli revolucionin në botën e televizionit në Shqipëri. 10 vite më parë, ai u ndrroi jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Mbrëmjen e sotme, e ftuar në emisionin “Top Show” është vajza e tij Lori Hoxha, e cila vjen në një rrëfim të jetës së saj, pa prezencn e të atit.

“Janë 10 vjet me Tanin apo pa Tanin?” – e pyet Alban Dudushi.

“Ai është një njeri i papërsëritshëm. Mendoj se nuk bëhen dy si ai. Është një privilegj i madh në jetë, të jem fëmija e tij” – tregon Lori.

Por a ka ndryshuar “Top Channel” i njeriu që sfidoi ëndrrat nga “Top Channel” i ditëve të sotme?

“Nuk duhet të largohemi kurrë nga vizioni i tij. Tani është sinonimi i Topit, ndaj nuk do të largohet kurrë Tani i Topit. Unë e dashuroj televizionin. Ne jemi të parët dhe do të luftojmë të qëndrojmë të parët” – përfundoj Lori.

Intervista e plotë e Lori Hoxhës për “Top Show Magazine” do të transmetohet mbrëmjen e sotme në ekranin e “Top Channel”.