CELLVIO E PËSON SËRISH/ Policia mësyn në shtëpinë e reperit, cila është arsyeja (PAMJET) – AlpeGossip
CELLVIO E PËSON SËRISH/ Policia mësyn në shtëpinë e reperit, cila është arsyeja (PAMJET)

CELLVIO E PËSON SËRISH/ Policia mësyn në shtëpinë e reperit, cila është arsyeja (PAMJET)

Kleviol Ahmeti ose Cllevio e pëson sërish.

Pas lirimit nga burgu tre ditë më parë reperi është arrestuar sërish paraditen e sotme. Mësohet se shkak këtë herë kanë qenë ofendimet dhe kërcënimet e vazhdueshme në rrjetet sociale që nga momenti kur la qelinë. Në momentin kur efektivët e policisë i kanë ardhur në shtëpinë e tij në Lushnje, Cllevio ka qenë “live” në rrjetet sociale.

VIDEO

Edhe gjatë shoqerimit, reperi vazhdon të jetë live në Instagram.

Nuk dihet nëse sot kemi të bëjmë me një shoqërim të thjeshtë të tij, apo sërish arrestim.

Kujtojmë që Cllevio, është lënë i lirë tre ditë më parë pasi prej më shumë se një muaji ndodhej në burg për shkak të thyerjes së masës “arrest shtëpie”, pas sherrit me Noizyn. Pak ditë më parë Gjykata e Lushnjes mori vendimin në lidhje me reperin, duke vendosur që ai të lirohet.

Sherri me Cllevio Serbiano/ Noizy: Erdhën me 4 makina, shokët e prenë në besë – Vizion Plus

Reperi u arrestua nga policia një ditë pas sherrit të bujshëm në Durrës, ku ai u rrah nga Noizy. Një sherr që kishte nisur në rrjetet sociale u përshkallëzua deri në dhunë fizike një ditë më parë ndërkohë që Noizy dhe babai i tij tashmë po hetohen nga policia në gjendje të lirë.

Sherri në Durrës ka shërbyer si indicie për uniformat blu duke çuar në arrestimin e Cllevios i cili në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie. Ai kishte qenë i arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në mars të vitit të kaluar ai është ndaluar nga uniformat blu duke drejtuar një automjet pa patentë ndërkohë që gjatë kontrollit i janë gjetur tre thika dhe një sasi lënde narkotike.