“S’MË HA K***”/ Pasi dhunoi barbarisht një person në makinë, Prokuroria e Gjilanit kërkon burgimin e Feros – AlpeGossip
“S’MË HA K***”/ Pasi dhunoi barbarisht një person në makinë, Prokuroria e Gjilanit kërkon burgimin e Feros

“S’MË HA K***”/ Pasi dhunoi barbarisht një person në makinë, Prokuroria e Gjilanit kërkon burgimin e Feros

Reperit Fero, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, i është caktuar sot (26 korrik) masa e paraburgimit nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Prokuroria.

“Sot me date 26. Korrik 2022, Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor, ka parashtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit Feronit Shabani, për shkak të veprës penale ‘Sulmi’. Kërkesa për caktimin e Paraburgimit është dorëzuar ne Gjykatën Themelore në Gjilan, e cila pritet të mbajë seancën dëgjimore”, thuhet në njoftimin e prokurorit.

Kujtojmë që reperi Fero është arrestuar pas publikimit të pamjeve ku dhunon në mes të rrugës barbarisht një person. Ngjarja ndodhi në Gjilan. Në videon e bërë virale reperi shihet duke goditur me grushte e shqelma një person në makinë, ndërsa disa persona ndërhyjnë për ta ndaluar.