NDRYSHE NGA ÇDO VIT TJETËR/ Në ”Këngën Magjike” nuk do të ketë çmime – AlpeGossip
NDRYSHE NGA ÇDO VIT TJETËR/ Në ”Këngën Magjike” nuk do të ketë çmime

NDRYSHE NGA ÇDO VIT TJETËR/ Në ”Këngën Magjike” nuk do të ketë çmime

Në nisje të finales së “Këngës Magjike”, producenti Ardit Gjebrea u shpreh se për herë të parë pas 20 vitesh, në edicionin e 21 të festivalit nuk do të jenë çmimet e përhershme dhe as nominimet e artistëve në kategoritë si “Vokali më i mirë femëror”, “Magjia e parë”, “Kënga hit”, “Çmimi i internetit”, “Vokali më i mirë mashkullor” etj.

“Ka nisur ndryshimi i madh dhe më shumë se çdo herë do ta ndjejmë në këtë mbrëmje. Pas 20 vitesh, nuk do të ketë më çmime, nuk do të ketë më nominime,” tha Gjebrea. “Publiku dhe juria kanë marrë fuqi për të vendosur finalistët e sotëm, bashkë me votimin e artistëve për njëri-tjetrin. Më duhet të them se nëse disa finalistë janë sonte këtu, duhet t’ju jenë juve mirënjohës.”

Në vijim, Adrola shtoi: “Në festival do të jepen vetëm katër çmime. Për tre çmime vendos juria, ndërsa çmimin e madh e vendosim të gjithë së bashku.”