PAS PROBLEMEVE ME FYTYRËN/ Loredana guxon dhe shfaqet pa makijazh (FOTO) – AlpeGossip
PAS PROBLEMEVE ME FYTYRËN/ Loredana guxon dhe shfaqet pa makijazh (FOTO)

PAS PROBLEMEVE ME FYTYRËN/ Loredana guxon dhe shfaqet pa makijazh (FOTO)

Edhe pse është akuzuar herë pas here për operacione plastike, Loredana Zefi nuk e ka aspak problem që të shfaqet pa asnjë pikë make-up në fytyrë.

Reperja e njohur nuk ka komplekse që me mbi 3 milionë ndjekësit në “Instagram” të tregojë ‘defektet’ në fytyrën e saj. E këtë gjë e ka bërë edhe së fundmi.

Teksa ndodhet me pushime në Greqi, ajo publikuar foto të ndryshme, ku në njërën prej tyre ajo shfaqet pa filtra dhe makijazh.

Pas problemeve me fytyrën, reperja e njohur guxon dhe shfaqet pa makijazh

“Një shpirt i lumtur në Greqi”, kanë qenë fjalët që Loredana ka zgjedhur që të shoqërojë një nga fotot e publikuara në “Instastory”.

Kujtojmë se më herët, po në “Instagram”-in e saj Loredana ndau me të gjithë diçka që e shqetësonte në fytyrën e saj.

Përmes mbishkrimit që kishte vendosur në foto reperja shpjegonte se qukat po bëhen më të bezdisshme për të pasi po përhapen dhe zmadhohen më tepër.

“Qukat e mia po zmadhohen”, shkroi Loredana.

Pas problemeve me fytyrën, reperja e njohur guxon dhe shfaqet pa makijazh