GJASHTË AKSESORËT E PRANVERËS/ Vajza duhet ti keni patjetër, nëse doni të jeni “in” – AlpeGossip
GJASHTË AKSESORËT E PRANVERËS/ Vajza duhet ti keni patjetër, nëse doni të jeni “in”

GJASHTË AKSESORËT E PRANVERËS/ Vajza duhet ti keni patjetër, nëse doni të jeni “in”

Aksesorët ndihmojnë që veshja të dalë edhe më shumë pah, dhe këtë sezon, ato janë vërtet special dhe mund të ndihmojnë të jesh në një hap me tendencat pranverë-verë 2019. Ja cfarë nuk duhet t`iu mungojë këtë sezon që të dukeni sa më moderne:Syze dielli sportive

Syze dielli sportive – Syzet e diellit në përgjithësi bëjnë pjesë në atë kategori aksesorësh që influencon look-un në një drejtim apo një tjetër, dhe ato sport qenkan shumë “in“ këtë sezon!!

Rripi- Nëse zgjedh të mbash një fustan apo një bluzë të gjatë, rripi jo vetëm që do të nxjerrë në pah mesin, por do t`I shtojë dhe elegancë veshjes tënde!

Cantat mini -Mund të mos duket si zgjidhja më praktike që ekziston, por cantat mini janë pjesë e rëndësishme e listës së aksesorëve që duhen mbajtur tani!!

Vëthët me perla -Këto lloj vëtësh janë tmerrësisht moderne sot, dhe do të bëjnë të dukesh mjaft e rafinuar!

Sandalet e viteve 90` -Është rikthyer modeli I sandaleve me rripa të hollë e majë katrore, të cilat shkojnë me cdo gjë!!!

Rrethi i kokës- ju duket si për vogëlushe? Epo në fakt, është shumë në modë dhe mundohuni ta fusni në përdorim!