Zbulohet emri/ Ky është emisioni i ri që do të drejtojë Eni Vasili në Top Channel (VIDEO) – AlpeGossip
Zbulohet emri/ Ky është emisioni i ri që do të drejtojë Eni Vasili në Top Channel (VIDEO)

Zbulohet emri/ Ky është emisioni i ri që do të drejtojë Eni Vasili në Top Channel (VIDEO)

Tashmë është fakt dhe zyrtare se gazetarja Eni Vasili me një karrierë të suksesshme 20 vjeçare, do të shfaqet jo vetëm në një logo të re ekrani, në Top Channel por edhe me emision e koncept të ri programi.

Ditën e djeshme është zbuluar edhe emisioni që ajo do të moderojë në Top Channel.

“Open” do të jetë emisioni i ri politik do të nisë së shpejti në Top Channel, nën drejtimin e gazetares dhe moderatores së njohur. Vasili do të drejtojë emisionin politik më të rëndësishëm të këtij ekrani, të hënën dhe të enjten.

Emisioni politik i drejtuar nga Eni Vasili do të ketë një logo të re, ndërkohë që edhe studioja ku do të zhvillohet debati politik do të jetë një tjetër surprizë e këtij sezoni televiziv në Top Channel.