SI TË VISHEMI NË NËNTOR/ Ja çfarë propozojnë 9 ikona stili (FOTO) – AlpeGossip
SI TË VISHEMI NË NËNTOR/ Ja çfarë propozojnë 9 ikona stili (FOTO)

SI TË VISHEMI NË NËNTOR/ Ja çfarë propozojnë 9 ikona stili (FOTO)

Në çdo fillim muaji, të gjithë mendojnë si e si të duken bukur, me gjithë ndryshimet e motit. Kuptohet, pjesa më e madhe e jona sytë i kanë drejtuar nga të famshmit.

Dhe ja ku janë disa prej tyre, që njihen për stile të veçanta në çdo lloj stine. Këtu keni disa propozime nga Ashley Olsen, Alexa Chung etj. Nise nëntorin me disa ide prej tyre dhe ji e sigurt se stili i zgjedhur është ai që të përfaqëson më shumë.

Keira Knightley – një pulovër oversize dhe një palë xhinse boyfriend. Një look fundjave me shumë stil.

Emily Ratajkowski – xhaketë lëkure, pantallona me printe dhe këpucë ortopedike. Pamje luksi.

Gigi Hadid – një pamje e pastër. Me pellush të bardhë dhe fund të bardhë. Shall vishnjë për të thyer ngjyrën.

Ashley Olsen – për një mbrëmje jashtë, ky propozim është interesant. Fustan me printe, i gjatë deri në fund të këmbëve. Mos harro vathët e gjatë apo edhe aksesorë të tjerë.

Bella Hadid – xhinse me bel të lartë dhe një pulovër të bardhë të shkurtër, këpucë të hapura me lidhëse.

Alexa Chung – xhaketë lëkure, pantallona xhins të ngushta dhe ndonjë aksesor të shtuar.

Victoria Beckham – ajo në çdo stinë propozon stil. Pulovër të gjatë mbi fund të ngushtë dhe taka chunky.

Sienna Miller – pallto ne ngjyrë deveje, hedhur mbi një triko, xhinse të zeza.

Rosie Huntington – Whiteley  – nëse kërkon një look udhëtimi, ky është i duhuri. Një xhaketë femërore, xhinse të zeza të çara dhe një t-shirt.