‘I LUTESHA ZOTIT TË MË NDIHMONTE”/ Roberti tregon momentin më të vështirë në jetë (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
‘I LUTESHA ZOTIT TË MË NDIHMONTE”/ Roberti tregon momentin më të vështirë në jetë (FOTO+VIDEO)

‘I LUTESHA ZOTIT TË MË NDIHMONTE”/ Roberti tregon momentin më të vështirë në jetë (FOTO+VIDEO)

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave rozë pasi është aluduar se ai dhe bashkëshortja e tij Nora Istrefi i kanë dhënë fund martesës. Mirëpo, lidhur me këto lajme ata nuk kanë dashur të flasin.

Roberti ka qenë së fundmi i ftuar në “Prive” ku dhe i është përgjigjur 25 pyetjeve për jetën e tij. Për herë të parë, këngëtari ka zbuluar dhe një nga momentet më të vështira të jetës që ndikoi në karrierën e tij.

“Kam qenë shumë keq me kordat e zërit. I lutesha zotit të më ndihmonte. Thosha vetëm edhe sonte pastaj do të pushoj e do të ushqehem mirë. Ky ka qenë problem kryesor i karrierës time. Kam qenë shumë keq me shëndet. Pasi i kreva koncertet ashtu veprova, e majta premtimin dhe pushova”., ka thënë Roberti.