“NJË MARDHËNIE TË FUNKSIONOJË KA NEVOJË…”/ Jona tregon “sekretin” për miqësinë e ngushtë që ka krijuar me motrën e bashkëshortit (FOTO) – AlpeGossip
“NJË MARDHËNIE TË FUNKSIONOJË KA NEVOJË…”/ Jona tregon “sekretin” për miqësinë e ngushtë që ka krijuar me motrën e bashkëshortit (FOTO)

“NJË MARDHËNIE TË FUNKSIONOJË KA NEVOJË…”/ Jona tregon “sekretin” për miqësinë e ngushtë që ka krijuar me motrën e bashkëshortit (FOTO)

Moderatorja Jona Spahiu është tepër aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan me ndjekësit detaje të shumta të përditshmërisë së saj.

Në profilin e Jonës në Instagram shohim shpesh kunatën e saj, Dritën, me të cilën ka treguar gjithmonë se ka një marrëdhënie të shkëlqyer.

Para se të jenë kunata, dy vajzat janë fillimisht shoqe shumë të mira dhe kjo u ka rënë në sy ndjekësve të saj.

Madje, dikush i ka kërkuar një këshillë Jonës, duke e pyetur si e ka krijuar këtë marrëdhënie mes tyre që në fakt është për t’u marrë shembull.

Moderatorja ka publikuar një foto, shprehja e të cilës shkruan: “T’u afroftë dikush që flet gjuhën tënde, kështu që s’do të të duhet të kalosh jetën duke përkthyer shpirtin tënd.”

Pra, mes vajzave sigurisht që ka “kimi” dhe ato kanë thuajse tipa të njëjtë. Mirëpo, Jona tregon se kjo i takon gjithashtu ‘punës’ së të dyjave.

“Një marrëdhënie që të funksionojë, ka gjithnjë nevojë për DY njerëz.”

Epo, ja ku e keni sekretin!