Të zhveshur në shtrat, fotografi shqiptar publikon FOTO intime me Alesia Nokën – AlpeGossip
Të zhveshur në shtrat, fotografi shqiptar publikon FOTO intime me Alesia Nokën

Të zhveshur në shtrat, fotografi shqiptar publikon FOTO intime me Alesia Nokën

Alesia Noka është një prej modeleve më të pëlqyera shqiptare, të cilën e kemi parë shumë herë nëpër kopertina revistash e sete të shumta fotografike. Zeshkania bukuroshe ndan shpesh me ndjekësit në Instagram punën e saj si modele, duke postuar vazhdimisht foto të sajat duke pozuar përpara kamerës.

Në të shumtën e rasteve, fotografi që realizon fotot e saj, është miku i saj Endrit Mertiri. Ata shfaqen herë pas here nëpër foto në shoqërinë e njëri-tjetrit, mirëpo një postim i Endritit ditën e sotme ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Fotografi ka publikuar një foto mjaft intime me Alesian. Ai dhe modelja ndodhen në shtrat të zhveshur, ndërkohë që Alesia qëndron mbi shpinën e tij duke e përqafuar nga pas.
“Koala”- ka shkruar ai krahas fotos për modelen që i kapet pas shpinës.