GRABITI 900 MIJË FRANGA/ Gruaja zvicerane tregon si e zhvati Loredana me vëllain dhe takimin me Mozzik – AlpeGossip
GRABITI 900 MIJË FRANGA/ Gruaja zvicerane tregon si e zhvati Loredana me vëllain dhe takimin me Mozzik

GRABITI 900 MIJË FRANGA/ Gruaja zvicerane tregon si e zhvati Loredana me vëllain dhe takimin me Mozzik

eperja e njophur Loredana Zefi është arrestuar dje nga autoritetet zviceranë në qytetin Lucerne, pasi akuzohet se ka kanosur dhe mashtruar një çift zviceran duke i zhvatur atij rreth një milion franga bashkë me të vëllanë.

Loredana dhe vëllai i saj i madh Berati, thuhet se i kanë marrë para shtetases Petra Z. 52 vjeçe dhe bashkëshortit të saj Hans 53 vjeç.

 “Më kanë mashtruar, shantazhuar, detyruar dhe kërcënuar”, thotë Petra Z. në një intervistë për median zvicerane “20min.ch“.

Në pranverën e vitit 2018, gruaja paraqiti një ankesë në polici kundër Loredana Zefit dhe vëllait të saj, por akuzat për vjedhje u hodhën poshtë pasi paratë nga shtetasja ishin dhënë vullnetarisht.

Historia nisi 2 vite më parë kur zonja, në atë kohë kameriere, kishte njohur një burrë në internet, i cili i ishte dukur i besueshëm dhe e kishte ndihmuar duke i kishte dhënë 87,000 franga, para të cilat nuk i mori kurrë mbrapsht.

Ky burrë ishte Berati, vëllai i Loredanës i cili ishtëeprezantuar me emrin Antonio. Ai i tha gruas së kishte nevojë për para pasi nëna e tij kishte nevojë për një veshke të re dhe rrezikonte jetën.

Muajt kalonin dhe Antonoi nuk po i kthente paratë. Ndaj Petra Z., vendosi t’ i bëjë një vizitë atij në aeroport, ku punonte si doganier.

Pasi i kërkuan pasaportën, aty panë se emri i tij nuk ishte Antonio por Berat. Ky i fundit i sugjeroi çiftit se mund t’ua kthente paratë duke luajtur në kazino, por i duheshin para të tjera për të luajtur.

Petra Z., pranoi dhe i dha para të tjera Beratit, i cili deri në 2017-n i kishte asaj borxh 200 mijë franga.

Çifti i kërkoi Beratit që të nënshkruante një deklaratë ku njihej borxhi që ai kishte marrë ndaj tyre, dhe ai e bëri. Berati më pas u zhduk për një farë kohe dhe i tha çiftit se kishte qenë në burg.

Pak muaj më vonë, një grua e re erdhi në shtëpinë e Petra Z., duke u paraqitur si avokate dhe duke ofruar kthimin e parave në mënyrë ligjore. Emri i saj ishte Anna Landmann dhe brenda pak muajsh, avokatja ka arritur t’i marrë Petra Z. dhe burrit të saj nga xhepi 700 mijë franga për shërbimin.

“Në fillim mendon, tani është dikush këtu për të na ndihmuar. Ajo ishte një grua e re shumë simpatike dhe miqësore. Mendova: ‘Kjo sigurisht është një grua e ndershme”, kujton zonja Petra.

Por më pas “avokatja” nisi ta kërcënonte shtetasen, duke i kërkuar para vazhdimisht madje edhe bizhuteri. Këtu nisën dyshimet nga ana e shtetases zvicerane.

“Ajo tha se bashkëshorti im dhe unë do të dënohemi dhe do të shkojmë në burg. Ne do të humbasim dhe ata do të ta fitonin. Më tha se ata kishin më shumë fuqi sesa ne. Nëse nuk do t’i ndiqni udhëzimet kurrë nuk do t’i merrni paratë”.

Në shkurt të vitit 2018 Petra ishte në tren kur pa një gazetë dhe zbuloi se avokatja që i kishte premtuar ndihmë, ishte në fakt reperja Loredana Zefi.

Një vit më vonë Anna Landmann papritmas pranoi se quhej Loredana Zefi.

“Lori premtoi se me të vërtetë do të na ndihmonte dhe do të na jepte të gjitha paratë. ‘Betohem për fëmijët e mi. Betohem për nënën time’, tha. “Ne i besuam asaj, prandaj mbajtëm kontakt me të”.

Loredana u kërkonte para dhe makina luksoze për t’i ndihmuar. Çifti merrte makina me qira dhe ia jepte Loredanës. Bëhet fjalë për makina luksoze që sipas tij, nuk i ka as “Këshilli Federal”.

Loredana Zefi pasi i merrte makinat me qira, nuk i kthente asnjëherë në kohë. Ajo tani refuzon se ka ngarë një “BMV” dhe “Porche” por fotografitë e radarit e kanë kapur atë brenda makinës.

Në maj të 2018-s, Loredana mbeti shtatzënë me Hanën e vogël. Ajo tha se nuk mund ta ndihmonte më zonjën Petra dhe i dha kontaktin e vëllait Agon, i cili do ta ndihmonte.

Petra Z. më në fund shkoi në Lucerne për të marrë paratë në rezidencën e Loredanës dhe Mozzik.

“Bashkëshorti i saj Mozzik ishte aty. I thashë që kisha një dhuratë për vajzën por nuk më lejuan të futesha brenda. Por vizita që bëra pati efekt pozitiv pasi Lroedana më transferoi 3000 franga atë ditë. Këtë transfertë do ta bënte muaj për muaj”.

“Ti më njeh mua. Ti e di që unë bëj gjithçka për drejtësi. Thjesht nuk duhet t’i besosh kujtdo”, i tha Loredana zonjës Petra.

Në 7 maj policia shkoi në banesën e Loredanës pasi kishte nisur prej kohësh investigimin. Një kontroll u bë në banesën e saj dhe hetimet vijojnë ndërkohë që reperja thotë se është e pafajshme!