SHTËPIA E ËNDRRAVE/ Maluma na bëri një tur brenda vilës së tij ku po karantinohet (VIDEO) – AlpeGossip
SHTËPIA E ËNDRRAVE/ Maluma na bëri një tur brenda vilës së tij ku po karantinohet (VIDEO)

SHTËPIA E ËNDRRAVE/ Maluma na bëri një tur brenda vilës së tij ku po karantinohet (VIDEO)

Maluma po e shijon më mirë nga të gjithë karantinën në super shtëpinë e tij luksoze në Medellin, Kolumbi.

Këngëtari i njohur ka publikuar një video ku shfaqet në shtëpi dhe na treguar ambjentet brenda saj. Pra, me pak fjalë kemi bërë një udhëtim të shkurtër në shtëpinë e Malumës nëpërmjet Instagramit.

“Unë po e shijoj shumë karantinën këtu. Është bukur të jesh në shtëpi, pasi unë jam gjatë gjithë kohës në koncerte”, thotë Maluma.

Ai ka shtuar se arsyeja se pse i pëlqen kaq shumë Medellin është për shkak të natyrës së bukur dhe këngëtarit i pëlqen kjo pjesë që të jetë i rrethuar sa më shumë nga natyra.

Nga video kuptuam që shtëpia e tij ka një pishinë të madhe jashtë, një ambjent të vogël për të luajtur ping-pong dhe një piano të bardhë. Çdo gjë duket në perfeksion dhe çdokush do dëshironte të karantinoheshe në një shtëpi si e Malumës.

Maluma pritet që të vijë në muajin shtator në Tiranë për të mbajtur koncertin e tij. Më herët koncerti ishte parashikuar të mbahej më 14 mars, por për shkak të pandemisë është anulluar.

Këngëtari ka qenë shumë aktiv gjatë kësaj periudhe, pasi deri më tani ka publikuar 2 këngë të reja: “ADMV” dhe “Que Chimba”