“S’KEMI Ç’TI BËJMË”/ Flori Mumajesi ka një mesazh për kolegët që nuk u kualifikuan në finalen e “Kënga Magjike” (VIDEO) – AlpeGossip
“S’KEMI Ç’TI BËJMË”/ Flori Mumajesi ka një mesazh për kolegët që nuk u kualifikuan në finalen e “Kënga Magjike” (VIDEO)

“S’KEMI Ç’TI BËJMË”/ Flori Mumajesi ka një mesazh për kolegët që nuk u kualifikuan në finalen e “Kënga Magjike” (VIDEO)

Flori Mumajesi pritet të performojë natën e sotme në finalen e festivalit “Kënga Magjike”, ndërsa përflitet edhe si ndër artistët pretendentë për çmimin e madh. Mirëpo edhe përse është i lumtur për kualifikimin në finale, këngëtari i “Plas” nuk ka harruar të mbështesë edhe kolegët e tij, gara e të cilëve u mbyll në gjysmëfinale. Përmes një video në profilin e tij në “Instagram”, Flori shprehet se e rëndësishme është që kënga të pëlqehet nga publiku sepse jeta vazhdon.

“Fap, fap ikën ditët dhe sonte do të jemi në finalen e ‘Kënga Magjike’. Një rrugëtim plot dashuri, plot muzikë, plot emocione, sidomos për ata që janë kualifikuar në natën finale. Unë këtë video po e bëj për ata që nuk janë kualifikuar. Edhe sikur të hidhemi poshtë e lartë, kënga e bukur mbetet, s’kemi ç’ti bëjmë. Se luan topi këtë! Kështu që mos u mërzisni, jeta vazhdon. Bëni këngë të bukura dhe ato do të mbeten.” – u shpreh Flori Mumajesi.

Sakaq, Flori nuk i fsheh dot emocionet për mbrëmjen e sotme ndërsa sqaron se çfarëdo që të ndodhë, fitorja e tij më e madhe është publiku!

“Sa për mua personalisht sonte, kam të njëjtin parim. Fitorja më e madhe jeni ju që e bëni këngën pjesë tuajën. Sigurisht, që çdokush në garë do të fitojë, por nëse kënga nuk mbetet, sa vlerë ka një fitore. Zero! Ju faleminderit të gjithëve, çfarëdo që të ndodhë sonte, unë ju kam fituar juve.” –u shpreh Flori Mumajesi.

Flori performoi në natën e dytë gjysmëfinale të “Kënga Magjike” dhe e gjithë salla e Pallatit të Koncerteve u ngrit në këmbë për ta duartrokitur pas performancës.