E TRISHTË/ Kufjet i marrin jetën adoleshentit teksa flinte gjumë - AlpeGossip
E TRISHTË/ Kufjet i marrin jetën adoleshentit teksa flinte gjumë

E TRISHTË/ Kufjet i marrin jetën adoleshentit teksa flinte gjumë

Një 16-vjeçar është gjetur i vdekur nga nëna e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Rembau në Malajzi. I riu kishte vendosur telefonin në karikim dhe më pas kufjet në vesh dhe ishte shtrirë në krevat për të dëgjuar muzikë.

Mohammed Aidil Azzahar Zaharin, u gjet të nesërmen i vdekur nga nëna e tij, e cila në fillim mendoi se ishte në gjumë, por pasi i foli disa herë dhe ai nuk po reagonte ajo shkoi pranë tij dhe e pa se veshi i tij i majtë ishte gjithë gjak. Menjëherë njoftoi mjekun, por ishte tepër vonë, pasi adoleshenti kishte ndërruar jetë.

Autopsia tregoi se Azzahar Zaharin, nuk kishte asnjë plagë tjetër në trup, përveç asaj në veshin e majtë ku njëra nga kufjet kishte bërë masë elektrike.