Me siguri nuk i kishit vënë re! Ja gjestet e pavetëdijshme që bëjnë moderatorët shqiptarë (FOTO) – AlpeGossip
Me siguri nuk i kishit vënë re! Ja gjestet e pavetëdijshme që bëjnë moderatorët shqiptarë (FOTO)

Me siguri nuk i kishit vënë re! Ja gjestet e pavetëdijshme që bëjnë moderatorët shqiptarë (FOTO)

I shohim shpesh në ekran, disa çdo ditë e disa të tjerë çdo javë duke i ndjerë hera herës si anëtarë të familjeve tona.
Thonë se kur e sheh dikë shumë shpesh nuk arrin t’i dallosh disa detaje të cilat po t’i studiosh me kujdes tregojnë se këto personazhe kanë disa gjeste të pavetëdijshme në ekran që i karakterizojnë.

Në qoftë se përmendim moderatorin Alban Dudushi na vijnë në mend lëvizjet e shumta që bën në studio, madje mund të themi se lëviz gjatë gjithë kohës dhe nuk qëndron asnjë sekond në një vend.

Blendi Fevziu, gjesti i parë i pavetëdijshëm i tij është vendosja e herë pas hershme e dorës tek kopsa e xhaketës si dhe drejtimi i gishtit tregues nga kamera sa herë që prezanton një kronikë apo ndaj të ftuarve kur duhet të ulë tonet e debatit.

Reis Çiço njihet për gjestin e futjes së stilolapsit në xhep në fund të edicionit informativ dhe si rrjedhojë ai gjithmonë ka një stilolaps në dorë kur prezanton lajmet.

Rudina Magjistari, e shihni përditë moderatoren e suksesshme në ekran dhe në qoftë se ju pyesim të kujtoni një gjest të saj do të jetë me siguri gishti tregues që ajo e përdor shpesh si në fotot më poshtë.

Adi Krasta, ka karakteristikë të tij prezantimin në shumë raste gjysmë i ulur në poltron si dhe drejtimin e pëllëmbës së hapur të dorës anash.

Arian Çani, nuk dimë të themi nëse në këtë rast gjestet janë të vetëdijshme apo jo por dy prej tyre i imitojnë të gjithë, mbledhjen e dorës për të ndaluar muzikën si dhe të dyja duart afër fytyrës ku në njërën anë mban mikrofonin ndërsa pëllëmba e dorës tjetër qëndronë e hapur.

Sokol Balla, ka gjestin tipik të drejtimit të gishtit tregues.